Ai ka me shpërthy, ky ishte mesazhi që FBI s’e mori parasysh për vrasësin e Florida’s (foto)

Florida në SHBA u trondit nga nji sulm me armë në nji shkollë ku mbetën të vdekun 17 nxanës dhe pjesëtarë të stafit.

Autori ishte nji 19-vjeçar, ish-nxanës i gjimnazit.

Ai hyni në shkollë dhe nisi me hapë zjarr.

Mbas ngjarjes dolën në pah edhe problemet e sigurisë.

Oficeri i armatosun i cili duhej me rue shkollën nuk reagoi.

Por, duket se të tjera probleme dalin tash.

FBI duket se nuk ka vlerësue si duhet situatën.

Agjencia ishte njoftue nga nji grue për rrezikshmëninë e 19-vjeçarit Cruz.

Ajo i kishte thanë agjentëve se ai asht i rrezikshëm dhe duhet me marrë masa.

Ky denoncim ishte ba pak javë para se me ndodhë masakra.

Vlen të theksohet se Cruz në disa raste në mediat sociale kishte publiku foto të arsenalit të armëve që posedonte.

 

Shperndaje në: