Veseli e jep lajmin e madh për marrëveshjen arritun për Demarkacionin (foto)

Kryetari i Kuvednit të Kosovës, Kadri Veseli ka falënderue partitë e koalicionit dhe LDK’n për marrëveshjen për Demarkacionin.

Ai mbas kësaj marrëveshje ka thanë se nji bashkëpunim i tillë duhet me vazhdue dhe në proceset tjera të randësishme për vendin.

“Sapo kemi arritur konsensusin për të ratifikuar Marrëveshjen për Shënimin e Kufirit me Malin e Zi. Dëshiroj të falënderoj Kryeministrin Haradinaj, Lidhjen Demokratike të Kosovës, Nismën Socialdemokrate dhe zëvendëskryeministrin Pacolli për gatishmërinë për konsensus dhe për dialogun shumë konstruktiv. Ky bashkëpunim duhet të na përcjellë edhe në procese të tjera të rëndësishme për vendin”, ka shkrue Veseli në facebook.

Seanca për Demarkacionin pritet m’u mbajt të Mërkurën.

 

Postimi i Veselit

 

 

 

Shperndaje në: