LDK e mirëpret marrëveshjen për Demarkacionin, e ka edhe nji thirrje për VV’n

Shefi Grupit Parlamentar të LDK’s, Avdulla Hoti ka reague mbas arritjes së marrëveshjes mes partnerëve të koalicionit PAN që raporti i Shpejtim Bulliqit mos me qenë pjesë e votimit për marrëveshjen e Demarkacionit.

Ai ka thanë se LDK mirëpret këtë marrëveshje, e cila simbas tij i hapë rrugë ratifikimit të Demarkacionit me Malin e Zi.

Hoti i ka ba thirrje edhe VV’s me votue këtë marrëveshje.

“Lidhja Demokratike e Kosovës e mirëpret gatishmërinë e partive të koalicionit për të pranuar propozimin e LDK-së lidhur me projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi.Kjo e hap rrugën që sa më parë në Kuvendin e Kosovës të ratifikohet kjo marrëveshje dhe të kërkojmë nga BE-ja që qytetarët e Kosovës të lëvizin lirshëm, sikurse qytetarët e vendeve të tjera të rajonit”.

“LDK-ja fton edhe Vetëvendosjen të bashkohet në ratifikimin e kësaj marrëveshjeje që është në interesin e të gjithë qytetarëve të Kosovës”, ka shkrue Hoti në Facebook.

Shperndaje në: