E zbulon Pacolli: Marrëveshja për Demarkacion i hap rrugë liberalizimit të vizave

Zavendëskryeministri i Kosovës dhe kryetari i AKR’s Behgjet Pacolli ka folë mbas marrëveshjes për Demarkacionin, e cila parasheh që raporti i Komisionit Shtetnor mos me hy në votim.

Ai asht shpreh i lumtun për nji marrëveshje e cila simbas tij, i hapë rrugë liberalizimit të vizave.

Pacolli me anë të nji postimi në Facebook, ka falënderue krejt liderët politik për këtë marrëveshje.

 

Postimi i plot i tij:

 

Jam shumë i lumtur që tanimë është arritur koncensusi i plotë për kalimin e demarkacionit dhe zgjidhjen e problemit të lëvizjes së lirë të qytetarëve.

Një falënderim i madh shkon për LDK, si parti institucionaliste dhe që funksionon në interes të qytetarëve dhe shtetit të Kosovës.

E vlerësoj shumë pozitivitetin dhe vullnetin e kryeministrit Haradinaj për të lëvizur përpara në të mirë të të ardhmes së të rinjve të Kosovës.

Vlerësim i lartë për kryeparlamentarin Veseli qê nuk u ndal asnjëherë në synimin e tij për unifikim dhe zgjidhjen e këtij problemi që ka ngulfatur vendin.

Vlerësim i lartë për angazhimin e madh të zvkryeministrit Limaj, kontributin e tij të jashtëzakonshëm, pa të cilin do tê ishte shumë e vështirë.

Me vullnet pozitiv zgjidhen të gjitha problemet. Kosovën e pret e ardhme e ndritur.

 

Shperndaje në: