Deri në $400,000 të ardhuna, kjo asht fytyra e re e shtresës së mesme në Amerikë (foto)

Simbas nji sondazhi të fundit të kryem nga Qendra Kërkimore Pew, shtresa e mesme e amerikanëve fiton nga 39,000 dollarë deri në 118,000 dollarë.

Por të ardhunat e shtresës së mesme variojnë edhe simbas shtetit, sepse në Sillicon Valley, personat me të ardhuna që arrijnë deri në 400,000 dollarë amerikanë e konsiderojnë vetën e tyne pjesë të shtresë së mesme.

Disa banorë të ‘Sillicon Valley’ e konisderojnë veten e tyne pjesë të shtresës së mesme edhe pse rroga e tyne i tejkalon disa herë ma shumë rrogë e shumë amerikanëve në shtete të tjera.

 

Edhe simbas nji sondazhi të kryem së fundmi dhe të publikueme në nji gazetë vendase, The Palo Alto Weekly, në Californi, në 250 veta të pyetun të gjithë ata që kishin të ardhuna nga 10,000 dollarë amerikanë në 399,999 dollarë amerikanë, e konsideronin veten e tyne pjesë të shtresës së mesme.

“Shtresa e mesme” e popullsisë asht nji term që shpeshherë has në përdorim të gabuem, sepse edhe pse kjo shtresë sa po vjen e po ngushtohet gjithnji e ma shumë, të shumtë janë ata që e konsiderojnë veten prapë pjesë të sajën.

Por siç e përmendëm edhe pak ma nalt, me qenë pjesë e shtresës së mesme të popullsisë mvaret edhe nga shteti në të cilin jeton./Monitor

 

Qe kush konsiderohet shtresë e mesme në 25 qytete të ndryshme amerikane:

 

Tampa, Florida: deri në $102,230

  • Klasa e mesme varion nga $34,076 në $102,230
  • Të ardhurat mesatare: $51,115
  • Popullsia: 3 milionë

 

Miami, Florida: deri në $102,724

  • Klasa e mesme varion nga $34,241 në $102,724
  • Të ardhurat mesatare: $51,362
  • Popullsia: 6.1 milionë

 

Orlando, Florida: deri në $104,770

  • Klasa e mesme varion nga: $34,923 në $104,770
  • Të ardhurat mesatare: $52,385
  • Popullsia: 2.4 milionë

 

San Antonio, Teksas: deri në $112,210

  • Klasa e mesme varion nga: $37,403 në $112,210
  • Të ardhurat mesatare: $56,105
  • Popullsia: 2.4 milionë

 

Detroit, Miçigan: deri në $112,284

  • Klasa e mesme varion nga: $37,428 në $112,284
  • Të ardhurat mesatare: $56,142
  • Popullsia: 4.3 milionë

 

Phoenix, Arizona: deri në $116,150

  • Klasa e mesme varion nga: $38,717 në $116,150
  • Të ardhurat mesatare: $58,075
  • Popullsia: 4.7 milionë

 

Riverside, Kaliforni: deri në $116,472

  • Klasa e mesme varion nga: $38,824 në $116,472
  • Të ardhurat mesatare: $58,236
  • Popullsia: 4.5 milionë

 

St. Louis, Missouri: deri në $119,560

  • Klasa e mesme varion nga: $39,853 në $119,560
  • Të ardhurat mesatare: $59,780
  • Popullsia: 2.8 milionë

 

Charlotte, Karolina e Veriut: deri në $119,958

  • Klasa e mesme varion nga: $39,986 në $119,958
  • Të ardhurat mesatare: $59,979
  • Popullsia: 2.5 milionë

 

Hjuston, Teksas: deri në $123,416

  • Klasa e mesme varion nga: $41,139 në $123,416
  • Të ardhurat mesatare: $61,708
  • Popullsia: 6.8 milionë

 

Atlanta, Georgia: deri në $125,226

  • Klasa e mesme varion nga: $41,742 në $125,226
  • Të ardhurat mesatare: $62,613
  • Popullsia: 5.8 milionë

 

Dallas, Teksas: deri në $127,624

  • Klasa e mesme varion nga: $42,541 në $127,624
  • Të ardhurat mesatare: $63,812
  • Popullsia: 7.2 milionë

 

Los Anxhelos, Kaliforni: deri në $131,900

  • Klasa e mesme varion nga: $43,967 në $131,900
  • Të ardhurat mesatare: $65,950
  • Popullsia: 13.3 milionë

 

Filadelfia, Pensilvani: deri në $131,992

  • Klasa e mesme varion nga: $43,997 në $131,992
  • Të ardhurat mesatare: $65,996
  • Popullsia: 6.1 milionë

 

Çikago, Illinois: deri në $132,040

  • Klasa e mesme varion nga: $44,013 në $132,040
  • Të ardhurat mesatare: $66,020
  • Popullsia: 9.5 milionë

 

Portland, Oregon: deri në $137,352

  • Klasa e mesme varion nga: $45,784 në $137,352
  • Të ardhurat mesatare: $68,676
  • Popullsia: 2.4 milionë

 

San Diego, Kaliforni: deri në $141,648

  • Klasa e mesme varion nga: $47,216 në $141,648
  • Të ardhurat mesatare: $70,824
  • Popullsia: 3.3 milionë

 

Nju Jork: deri në $143,794

  • Klasa e mesme varion nga: $47,931 në $143,794
  • Të ardhurat mesatare: $71,897
  • Popullsia: 20.2 milionë

 

Denver, Kolorado: deri në $143,852

  • Klasa e mesme varion nga: $47,951 në $143,852
  • Të ardhurat mesatare: $71,926
  • Popullsia: 2.9 milionë

 

Mineapolis, Minesota: deri në $146,462

  • Klasa e mesme varion nga: $48,821 në $146,462
  • Të ardhurat mesatare: $73,231
  • Popullsia: 3.6 milionë

 

Baltimore, Mariland: deri në $153,576

  • Klasa e mesme varion nga: $51,192 në $153,576
  • Të ardhurat mesatare: $76,788
  • Popullsia: 2.8 milionë

 

Seattle, Uashington: deri në $157,224

  • Klasa e mesme varion nga: $52,408 në $157,224
  • Të ardhurat mesatare: $78,612
  • Popullsia: 3.8 milionë

 

Boston, Masaçusets: deri në $164,760

  • Klasa e mesme varion nga: $54,920 në $164,760
  • Të ardhurat mesatare: $82,380
  • Popullsia: 4.8 milionë

 

Uashington, DC: deri në $191,686

  • Klasa e mesme varion nga: $63,895 në $191,686
  • Të ardhurat mesatare: $95,843
  • Popullsia: 6.1 milionë

 

San Francisco, kaliforni: deri në $193,354

  • Klasa e mesme varion nga: $64,451 në $193,354
  • Të ardhurat mesatare: $96,677
  • Popullsia: 4.7 milionë
Shperndaje në: