Mbas marrëveshjes për Demarkacionin, ky asht komenti i Apostolova’s (foto)

Shefja e Zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë, Nataliya Apostolova, uroi partitë politike si dhe liderët e Kosovës për arritjen e marrëveshjes për ratifikimin e marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi.

Apostolova, përmes nji postimi në Twitter, e ka vlerësue këtë si hap të randësishëm në liberalizimin e vizave.

“Uroj partitë dhe liderët e tyre për arritjen e marrëveshjes për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi. Një hap i rëndësishëm për liberalizimin e vizave.
Ftoj VV dhe Listën Serbe që gjithashtu të mbështesin marrëveshjen që është për të gjithë në Kosovë”, ka shkruar Apostolova.

 

 

 

Shperndaje në: