Reagon Limaj, vendi ka pasë nevojë për lajme të mira

Fatmir Limaj

Njani nga meritorët ma të mëdhaj në zgjidhjen e “ngërçit” në rastin e Demarkacionit, Fatmir Limaj ka thanë se marrëveshja e arritun sot duhet me shërby si shembull se vetëm përmes dialogut mundemi me arritë suksese dhe me tejkalue sfida.

Limaj ka paralajmërue se Kosova ka me marrë lajme të mira në javën e ardhshme.

 

Postimi i Limajt

 

“I falënderoj të gjitha forcat politike që përmes dialogut kemi ardhur deri të vendimi i përbashkët për të votuar demarkacionin. Lë të na shërbeje kjo si shembull se vetëm përmes dialogut, transparencës dhe respektit dhe duke pasur në qendër interesin e vendit ne se bashku mund t’i tejkalojmë me sukses edhe shumë sfida që na presin.

Java e ardhshme do t’i sjellë Kosovës, shumë lajme të mira të cilat kanë munguar për vite.
. Vendi ka pasur nevojë për lajme të mira.

Po ashtu dua t’i falënderoj edhe mediet dhe opinonisët cilat gjatë kësaj kohë kanë luajtur rol të madh të arrijmë në këtë moment” ka thanë Limaj.

 

Shperndaje në: