Flet Thaçi: Qe qysh e komenton marrëveshjen për Demarkacionin (foto)

Presidenti Hashim Thaçi e ka quejt lajm të randësishëm arritjen e marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi në mes të partive politike që u ba sot.

Përmes rrjeteve sociale, Thaçi ka thanë që kjo marrëveshje përfundimisht siguron lirinë e lëvizjes për qytetarët.

 

Statusi i plotë:

Marrëveshja e sotme e partive politike për ratifikimin e marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi, është një lajm jashtëzakonisht i rëndëishëm për të ardhmen evropiane të Kosovës.

Uroj të gjithë përfaqësuesit e këtyre partive politike për konsensusin e arritur, i cili përfundimisht siguron lirinë e lëvizjes për qytetarët e Kosovës në Zonën Shengen.

Ky unitet politik duhet të shërbejë si një kornizë afatgjate për gjetjen e zgjidhjeve per temat nacionale, të cilat kërkojnë vullnet dhe gatishmëri për të tejkaluar interesat e ngushta partiake dhe private. HTH

 

Shperndaje në: