McAllister: Kosova me ratifikue marrëveshjen e vitit 2015 për Demarkacionin

Kryetari i Komitetit për Punë të Jashtme në Parlamentin Europian, dhe anëtari i partisë së Angela Merkeli (CDU), David McAllister thotë se mosmarrëveshjet territoriale në Ballkan duhet m’u zgjidhë para se shtetet me synue m’u anëtarësue në Bashkimin Europian.

Në nji intervistë për gazetën malazez Pobjeda, McAllister ka thanë se ratifikimi i Demarkacionit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi asht me randësi të veçantë.

Ai thotë se Kosova sidomos duhet me miratue këtë marrëveshje, për me marrrë liberalizimin e vizave.

“Liderët e Kosovës duhet të bëjnë gjithçka që të përmbushin kërkesat përfundimtare për liberalizimin e vizave, duke ratifikuar demarkacionin, dhe të luftojnë krimin dhe korrupsionin”, ka thanë McAllisteer.

“Nuk ka asnji alternativë tjetër përveç ratifikimit të marrëveshjes që asht arritë në vitin 2015”, ka përfundue anëtari i partisë së Merkelit.

Seanca për ratifikimin e Demarkacionit ka m’u mbajt të Mërkurën, pikërisht në ditën kur zyrtarë të naltë të BE’s ka me vizitue Kosovën.

Kjo mbas nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet koalicionit qeverisës dhe LDK’s.

Ditët në vazhdim priten diskutime edhe me Listën Serbe m’u arritë votat e mjaftueshme për me ratifikue këtë ligj.

 

Shperndaje në: