Haradinaj: Mbështeta kërkesën e LDK’s, ndonëse ndryshimi ishte i panevojshëm (video)

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folë në nji konferencë të jashtëzakonshme për marrëveshjen e arritun sot që i hap rrugë ratifikimit të marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi.

Ai ka thanë se pret që kjo marrëveshje me kalue në Kuvend.

 

Ky asht fjalimi i Haradinajt:

 

Ligji për demarkacion përbën edhe raportin shtetëror për orientim.

E kam bërë një dakordim me kërkesë të LDK-së, besoj se me këtë u kemi hapur mundësi qytetarëve të lëvizin.

Në nenin 3, pika 1.2 ku thotë se dokumentacioni do të përdoret si orientim, pra vetëm kjo është shtuar e që ka qenë kërkesë e LDK-së në mënyrë që të ecim përpara.

Nuk kemi arritur akoma konsensus me Listën Serbe, por e kemi njoftuar për arritjen e konsensusit.

Mendoj se ka qenë e panevojshme të ndryshohet kjo pikë, por kam mbështetur kërkesën e LDK-së.

Kemi një ndryshim substancial, kemi dakordim me LDK dhe pas kësaj besoj se janë krijuar mundësitë për ratifikimin e marrëveshjes.

 

Shperndaje në: