Veç nji zyrtare administrative për 1 mijë studentë në Fakultetin e Filologjisë (video)

Duhen ma s’paku edhe 100 punëtorë të tjerë administrativë në krejt UP’n

 

Studentët e Fakultetit te Filologjise të nivelit Master dhe Doktoraturë, hasin në vështirësi të shpeshta për shërbimet administrative.

Kjo si arsye që në Fakultetin e Filologjisë egziston vetëm nji zyrtare administrative e cila duhet t’ju përgjigjet në vazhdimësi kërkesave për shërbime administrative të ma shumë se 1000 studentëve, të cilët kërkojnë shërbime pranë zyres së shërbimit të studentëve.

Lidhun me këtë problem të studentëve të fakultetit të Filologjisë, televizioni Rrokum ka kontaktue me Esat Kelmendin, Sekretar i përgjithëshëm në Universitetin e Prishtinës.

Ai për televizionin Rrokum ka thanë se asht i njoftuem me mungesat e stafit administrativ , me të cilen përballet Fakulteti i Filologjiës, por menagjmenti i UP-se, nuk ka mundesi me angazhue per secilen pozitë nga nji zyrtar rezerve, i cili do ta zavendesonte zyrtarin aktual ne rast te mungeses.

Ndërsa ka shtue se asht hapë konkurs për rekrutimin e stafit të ri administrativ për shërbime master, dhe së shpejti Fakulteti i Filologjisë ka me pasë edhe nji zyrtar të tillë.

Kelmendi, tutje ka shtue se asht hapë konkursi për nji zyrtar të ri Administrativ në Fakultetin e Filologjisë dhe së shpëjti ky fakultet ka me pas edhe nji zyrtar administrativ i cili do të orientohet për punë simbas kërkesave dhe nevojave të Fakultetit të Filologjisë.

Kelmendi ma tutje ka thanë se jo vetem në Fakultetin e Filologjisë po në krejt Universitetin e Prishtinës ka mungesë të stafit administrativ dhe se simbas nevojave duhen me qenë së paku edhe 100 punëtorë të tjerë administrativë.

 

 

 

Shperndaje në: