Veseli fton Vetëvendosjen dhe Listën Serbe me votue Demarkacionin

Kadri-Veseli

Kryeparlamentari Kadri Veseli, me nji status në profilin e tij në Facebook, ka sqarue marrëveshjen e arritun sot mes subjekteve politike për çashtjen e Demarkacionit të Kosovës me Malin e Zi.

“Pas bisedës që kam pasur sot me Kryeministrin Ramush Haradinaj dhe Shefin e Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, është arritur pajtueshmëri që Projektligji për Demarkacionin të mbetet i njëjtë siç ka ardhur nga Qeveria e Kosovës, përveç se në Pikën 1.2 të Nenit 3 është shtuar fjala “si orientim”, me kërkesë të LDK-së, pikë kjo në të cilën flitet për Dokumentacionin Zyrtar të Komisionit Shtetëror për Shënimin e Kufirit”, ka shkrue Veseli.

Ai ka falënderue Kryeministrin Haradinaj dhe LDK’n për vullnetin e mirë me i kontribue arritjes së konsensusit nacional.

Po ashtu, ka ftue Vetëvendosjen dhe Listën Serbe me reflektue dhe me votue “pro” Marrëveshjes për Demarkacionin.

“Ftoj edhe subjektet tjera politike të përfaqësueme në Kuvendin e Kosovës, Lëvizjen Vetëvendosje dhe Listën Serbe, me reflektue dhe me votue “pro” Marrëveshjes për Shënimin e Kufinit të Kosovës me Malin e Zi”, ka shkrue Veseli.

Shperndaje në: