Kosova me urën ma të gjatë në rajon

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka njoftue se Kosova ka me pasë urën ma të gjatë në rajon.

Përmes nji postimi në llogarinë e tij në Facebook, Lekaj ka shkrue se ura ma e gjatë në rajon prej 7 kilometrave tashma ka fillue me marrë formën e saj.

Kjo urë asht tue u ndërtue nga kompania amerikano-turke, “Bechtel&Enka”.

“Dinamika e punëve po na bënë me besu që Autostrada “Arbën Xhaferi” do të përfundojë me shpejtë se sa është planifikuar”, ka shkrue Lekaj, ndër tjera.

Shperndaje në: