Si me Malin e Zi, e njajta pritet m’i ndodhë Kosovës në shejimin e vijës kufitare edhe me këtë shtet

Përkufizimi i kufinit me Serbinë, ashtu siç përmendet edhe në strategjinë e Komisionit Europian për Zgjanim të Ballkanit Perendimor, asht nji proces që duhet me u ba patjetër.

Edhe pse asht herët të flitet për këtë temë, njohësit e çashtjeve politike thojnë se ky proces ka me pasë sfida, dhe patjetër se duhet dialog paraprakisht dhe të mos përsëriten gabimet si në rastin me Malin e Zi.

Mbas Maqedonisë dhe Malit të Zi, Kosova në të ardhmen pritet me shejue edhe kufinin me Serbinë. Edita Tahiri, ish kryenegociatore e Kosovës për dialog me Serbinë, tha për Radio Kosovën se ashtu siç ka pasë kompleksitet në shejimin e vijave kufitare me Maqedoninë dhe Malin e Zi, ashtu pritet me ndodhë edhe me Serbinë. Megjithëkëtë, Tahiri thotë se shejimi i vijës kufitare me Serbinë asht obligim shtetnor dhe ndërkombëtar:

“Natyrisht se edhe me Serbinë do të jetë një sfidë komplekse, por është një obligim shtetëror dhe ndërkombëtar, që kur t’i vijë koha ne presim që në fazën finale të dialogut të jetë edhe kjo çështje, pra krahas njohjes reciproke edhe demarkacioni mes Kosovës dhe Serbisë të realizohet”, tha ajo.

Tahiri thotë se Serbia duhet me heqë dorë nga kërkesa për naj status të veçantë për pjesën veriore, mbasi skenarët për territore janë të kohës së Milosevicit e nacionalistëve të tjerë, por që i bajnë dam vetë Serbisë.

“Por është mirë, se këto iluzione të Serbisë nuk kanë asnjë bazë që të realizohen. Kosova do të jetë anëtare e OKB-së, NATO-së dhe BE-së dhe Serbia nëse dëshiron të bëhet anëtare e BE-së duhet të njohë Republikën e Kosovës dhe duhet të jetë një shtet konstruktiv në Ballkan, dhe jo të kërkojë të hapë tema që do të jenë me rreziqe për rajonin dhe mund t’i kthejnë luftërat në Ballkan. Pra, çfarëdo iniciative që të preken kufijtë, duhet të llogariten për konflikte të reja në Ballkan”, tha ajo.

Shperndaje në: