Kjo ka me ju befasue: Kush e ka rrogën ma të vogël dhe ma të madhe prej presidentëve të rajonit!?

Anëtarët e Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës marrin pagën ma të naltë në raport me pagën mesatare.

Simbas të dhanave të fundit zyrtare, pagën ma të naltë mujore e ka presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, me pagë mujore prej 3 mijë e 322 eurove.

Simbas të dhanave publike, presidenti i Serbisë ka nji pagë trefishtë ma të ulët se sa fqijtë kroatë dhe të Bosnjës dhe Hercegovinës. Aleksandar Vucic merr 1.083 euro në muej, që asht paga ma e vogël presidenciale në rajon.

Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanovic, në muej fiton 2 mijë e 423 euro.

Ma pak se 2 mijë euro në muej marrin presidenti i Maqedonisë dhe presidenti i Shqipnisë. Gorgi Ivanov ka pagë mujore për 1 mijë e 250 eurove, ndërsa Ilir Meta 1 mijë e 425 euro.

Ndërsa, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, merr pagë mujore 2 mijë e 873 eurosh.

Shperndaje në: