Qe kur bahen arrestimet e para nga Gjykata Speciale

Gazeta Express ka mësue se Prokurori në largim, David Schwendiman, përpara se të lirojë zyrën e tij të Kryeprokurorit – 31 Mars – i asht kërkue që të nënshkruejë nji aktakuzë, që involvon arrestimet e para.

Mbasi të përmbyllet Demarkacioni me Malin e Zi, mbasi Kosova ta marrë dritën e gjelbër për liberalizim të vizave, në epiqendër të zhvillimeve do të rikthehet me gjithë fuqinë e tij, Tribunali Special.

Gazeta Express ka mësue se ma së largu deri në fund të muejit Mars ka me mujt me u ngritë aktakuza e parë për krime të luftës. Nji burim i sigurt i ka tregue Gazetës Express se arrestimet e para janë shumë afër.

“Kryeprokurorit në largim, David Schwendiman, i është kërkuar që deri më 31 mars, kur është dita e tij e fundit e punës në Tribunal, ai të nënshkruajë një aktakuzë”, ka thanë nji burim i naltë i Gazetës Express, i cili ka qasje në këtë proces.

“Pritet që të arrestuarit e parë të jenë profil i ulët, nuk bëhet fjalë për personalitete të rëndësishme. Ky është një proces i gjatë. Partnerët e Kosovës, shtetet më të fuqishme, ato që edhe kanë kërkuar që të themelohet ky Tribunal, po kërkojnë me ngulm që tash procesi të fillojë”.

Gazeta Express ka mësue se njana prej arsyeve pse Schwendiman asht largue nga detyra ka qenë insistimi i tij që të mos ketë arrestime, të mos ketë aktakuza, deri në fund të këtij viti. Kjo qasje e tij ka shkaktue nervozë në BE dhe SHBA, të cilat vende kanë pritë që ky proces të fillonte shumë ma herët.

Shperndaje në: