Në këtë shtet, studentët paguhen me studiue

Nxanësit në Danimarkë kanë pasë vazhdimisht interes në ranie përsa i përket arsimimit.

Të rijtë ju adresoheshin kryesisht shkollave dhe kurseve profesionale, tue shmangë kështu koston e naltë dhe vitet e gjata të studimeve.

Por, duket se gjithçka ka ndryshue. Për të ndjekë studimet e nalta në Danimarkë tashma nuk taksohesh, por shpërblehesh.

Qeveria daneze paguen me 1 mijë dollarë në muej çdo student që jeton e studion larg vendlindjes së tij.

Megjithatë, kjo ka shkaktue jo pak debat në vend. Pyetja që diskutohet asht: a duhet me pague vet studenti arsimimin e tij të naltë?

Kjo nismë e Qeverisë ka gjetë mbështetje të shumtë, sikurse ka fitue edhe kundërshtarë.

Danimarka, Norvegjia, Skocia dhe Finlanda janë të vetmet vende n’Europë ku nuk ka tarifë shkollimi për studentët.

Shperndaje në: