Bora në Kosovë: Flasin nga Ministria, tregojnë gjendjen e rrugëve

Të reshunat e fundit të borës kanë vështirësue qarkullimin e automjeteve në komunikacion.

Por, pamvarësisht telasheve, të gjitha rrugët në vend janë të kalueshme.

Këtë e ka konfirmue zavendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu.

“Momentalisht të gjitha rrugët janë të kalueshme edhe pse intensiteti i borës është shtuar”, ka thanë Kadriu.

“Janë 16 kompani që janë në shërbim 24 orë në të gjitha rrugët – përfshirë edhe autostradën, që janë ta angazhuara për heqjen e borës dhe hedhjen e kripës. Ato tash janë duke u përgatitur për shërbim edhe gjatë natës”, ka shtue ai.

Shperndaje në: