Ministri ka nji njoftim për statusin e punëtorëve të arsimit për vitet 1989-90

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka ba të ditun se ministria të cilën udhëheq ai tashma ka finalizue Ligjin për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Kosovës për vitet 1989/90-1998/99.

Ky asht postimi i plotë:

Të nderuar mësimdhënës, ju njoftoj se ditë më parë së bashku me Kryeministrin Haradinaj dhe ministrin e Financave Hamza, takuam përfaqësuesit e SBASHK-ut. Gjatë takimit veç tjerash diskutuam edhe rreth Ligjit për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Kosovës për vitet 1989/90 – 1998/99.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë tashmë ka finalizuar këtë Ligj të cilin e kemi dërguar për miratim, dhe tani është duke u parë vetëm ndikimi buxhetor që nuk varet nga ne.

Sh.Bytyqi

Shperndaje në: