Policia vazhdon kërkimet për zhdukjen e 18 vjeçares nga Peja (foto)

Donjeta Avdijaj (18 vjet) asht raportue e zhdukun të Premten rreth orës 11 e 30, në Pejë.

Policia nga rajoni i Pejës, ka njoftue se rasti asht lajmërue nga baba i Donjetës, ndërsa hetimet janë tue vazhdue për gjetjen e saj.

“Me datë 03.03.2018 një mashkull K/Shqiptar ka raportuar se vajza e tij është larguar nga shtëpia (02.03.2018) dhe nuk ka njohuri për vendndodhjen e saj. Raportohet se më datë 2 mars rreth orës 11 e 30 viktima ka dal nga shtëpia për të shkuar për në qytet dhe prej asaj kohe më nuk është kthyer. Rasti po hetohet intensivisht”, ka njoftue PK.

Ndërkaq, siç njoftojnë familjarët, Donjeta ishte nis për me ndjek kursin e gjuhës gjermane, dhe që nga dita e Premte, ma nuk asht lajmërue.

 

 

Shperndaje në: