Kur himni i përçanë edhe drejtorët e asambleistët e VV’s në Prishtinë (video)

Se Lëvizja Vetëvendosje po shkon çdo ditë e ma shumë drejt ndamjes, u vërejt në debatin ndërmjet Dardan Molliqajt e Glauk Konjufcës para disa netësh.

Por ma i diskutuemi për pozicionimin e tij po vazhdon të mbetet kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Ky i fundit ditë ma parë në nji emision televiziv nuk kishte sigurue se ka me vazhdue me mbetë kryetar i kryeqytetit nga radhët e Vetëvendosjes.

Ahmeti duket se po e vëzhgon situatën në Kuvendin Komunal ku nji dorëheqje e tij, ka me ju pamundësue kalimin e ligjeve në komunë, nëse ato nuk i votojnë përkrahësit e Albin Kurtit.

Se ndamja asht e pashmangshme edhe në kryeqytet, u vërejt edhe sot në seancën solemne të Kuvendit Komunal të Prishtinës.

Në momentin e intonimit të himnit të Kosovës, nji numër i asambleistëve të Shpend Ahmetit ishte në kambë, kurse pjesa tjetër hyn mbrenda mbasi filloi himni kombëtar.

 

 

Momenti i himnit asht nga minuta 8:00.

 

Shperndaje në: