Gjenerali i NATO’s, deklaratë të “tutshme” për Ballkanin

Curtis Scaparrotti

Gjenerali amerikan në Europë, Curtis Scaparrotti, ka paralajmërue se Ballkani po përballet me presionin në rritje të Rusisë dhe se Washingtoni dhe NATO duhen me ba ma shumë me e mbajtë larg këtë rajon nga destabilizimi.

Scaparrotti i ka thanë Komitetit të Senatit sot se, Shtetet e Bashkueme nuk kanë nji përgjigje efektive për kërcënimet kibernetike të Rusisë. Gjenerali, që udhëheq forcat ushtarake amerikane në Europë dhe asht komandat i forcave të NATO’s, asht pyetë nga deputetët në Komitetin e Senatit për Shërbime të Armatosuna, nëse ka rajone në Europë, që po përballen me kërcënimin rus.

“Zona për të cilën jam i shqetësuem sot asht Ballkani”, ka thanë ai. “Rusia po punon në Ballkan dhe në në nji farë mënyre i kemi largue sytë nga ajo zonë. Ky asht nji rajon, në të cilin mundemi me pasë problem në të ardhmen”, ka thanë ai.

Shperndaje në: