Ky asht komenti befasues i Dacic lidhun me ‘pakon amerikane’ për Kosovën!

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Dacic ka thanë se vizita e ndihmës sekretarit të Shtetit për Çashtje Europiane dhe Euroaziatike, Wess Mitchell në Beograd asht shumë e randësishme.

“Na kemi nevojë të kemi kontakte me njerëz nga autoritetet e Tramp’it sepse dihet se administrata e cila ishte personifikue nga dinastia Clinton nuk na ka përfillë”, ka deklarue Dacic.

Ai ka shtue se tashma ka pasë mundësi m’u takue me Michelle dhe përshtypjet e para kanë qenë pozitive.

“Qëndrimi ynë asht shumë i qartë rreth dialogut, pranimi i Pamvarësisë së Kosovës pa ndonji marrëveshje asht absolutisht i papranueshëm”, ka thanë Ministri serb tue ju referue plan-projektit të SHBA’ve në lidhje me Kosovën.

Mitchell ka me vizitue Serbinë të Mërkurën, ndërkohë sot ka me qëndrue për vizitë në Kosovë.

 

Shperndaje në: