Keni m’u shokue qysh e kërcenon Erdogani Greqinë!

Turqia dhe Greqia janë në nji moment tensioni mes tyne mbas rikthimit të problemeve me ishujt e kontestuem si edhe ndamjes së zonave ekskluzive ekonomike në Egje.

Në nji fjalim, Presidenti Erdogan kërcënoi hapun Greqinë tue thanë se ata duhej me mësue nga historia e afërt.

“Nëse nuk dinë historinë le të shkojnë me pyet gjyshët e tyne. Nëse na detyrojnë kemi me ba ate që kanë ba ma parë baballarët dhe gjyshët tanë. Ata nuk duhet me thanë gjana që e kalojnë madhësinë e trupit të tyne”., tha Erdogan tue shënjestrue gjithashtu Presidentin grek Prokopis Pavlopulos, i cili ma parë kishte kërkue nga turqit që të sillen në mënyrë të përgjegjshme në Rajon.

Grekët e kanë cilësue këtë tensionim të keq të marrëdhanieve nga Turqia si nji nevojë e Erdoganit për me tërheqë vëmendjen nga problemet e mbrendshme si edhe operacioni ushtarak në Siri, i cili deri tash ka shkaktue dheta ushtarë të vramë turq, ndërsa trupat turke nuk e kanë marrë qytetin edhe pse kanë dy muej që luftojnë aty.

Nji problem tjetër mes dy vendeve asht edhe hapësina ekskluzive ekonomike e Qipros, e cila tash ka dhanë me koncesion blloqe të tana gazi në detin Egje, ndërsa Ankaraja zyrtare thotë se kjo nuk mundet me ndodhë për aq kohë sa nuk asht marrë mendimi edhe i banorëve të tjerë të ishullit, që janë turqit në Qipron Veriore.

 

Shperndaje në: