Deklarata shokante e lojtarit gjerman: U gëzova kur na eleminoi Italia në Botnorin e 2006!

Mbrojtësi i Arsenalit, Per Mertesacker, ka shokue opinionin gjerman mbasiqë ka pranue se asht gëzue kur Gjermania u eleminue nga Italia në gjysëfinalen e Botnorit 2006.

Mertesacker ka pranue se nuk dëshiron me luejt në ndeshje të mëdhaja dhe se asht ndje mirë kur asht eleminue nga Italia në vitin 2006.

“Duhet ta kuptoni se presioni psikologjik vret. Ai presion para ndeshjeve nuk më pëlqen dhe nuk më pëlqen me luejt në ndeshje të tilla. Më dhemb barku dhe lotët më dalin vetëvetiu. Më kujtohet Botnori i 2006. Atëherë isha 21 vjeç dhe luenim kundër Italisë në gjysëfinale dhe kur u eleminuem, u lirova”, ka deklarue Mertesacker.

Shperndaje në: