Kjo asht letra e Clinton për kosovarët: Gjithmonë keni me pasë vend special në zemrën time (foto)

Ish presidenti amerikan Bill Clinton vazhdon me mbetë figura ma e dashun për popullin e Kosovës, por nji ndjesi të njajtë vazhdon ta ketë edhe vetë Clinton për kosovarët.

Ai ka dërgue së fundi një letër në shkollën ‘Prishtina High School’.

Këtë letër ai e dërgon për me falënderue ma të vegjlit e kësaj shkolle, të cilët para disa muejve i kishin dërgue letra Bill Clintonit.

Vetë shkolla ka njoftue për pranimin e letrës së ish presidentit amerikan Bill Clinton.

“Sot, na erdhi përgjigjia e tij në formë të letrës nga Shtetet e Bashkuara për nxënësit dhe mësuesen Dr. Waters. Në këtë letër Presidenti Bill Clinton përmendi edhe 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës dhe dëshirën për të vizituar shkollën tonë në vizitën e tij të radhës në Kosovë”, thuhet në njoftimin e shkollës.

Në letrën që e ka publikue kjo shkollë, shihet se ka shkrue Bill Clinton, se Kosova ka me qenë gjithmonë nji vend special në zemrën e tij. /KultPlus

Shperndaje në: