Publikohet video ku pretendohet se asht takim i UFO’ve me marinsat amerikanë (video)

Nji video e re ushtarake e nji avioni të paidentifikuem asht ba publike, mbas pranimit të Pentagonit vitin e kaluem që kishte hedhë nji iniciativë kushtue identifikimit të objekteve të panjoftuna në hapsinën ajrore.

Në këtë video pretendohet se ishte takim në mes UFO’ve dhe Marinsave amerikanë.

Akademia e Arteve dhe Shkencës – organizatë që kryeson çashtjen e cila përfshin nji ish-drejtues të programit të Pentagonit, tashma të vdekun dhe u bashkëthemelue nga ish-muzikanti Blink182 Tom DeLonge – lshoi ​​videon me titull “GO FAST” të Premten.

Grupi tha se video asht marr nga Departamenti për Mbrojtje.

Pentagoni nuk ka pranue të jap komente rreth filmimeve, të cilat janë shfaq në CNN, ndërsa Akademia ka thanë se videot mundet me i marr kushdo.

Publikimi i filmave të supozuem ushtarak ndjek shpalljet e vitit të kaluem nga The New York Times dhe Politico rreth përpjekjeve të fundit të Pentagonit mbi fenomenet e panjoftuna ajrore dhe publikimin e dy videove që tregojnë takimet e pilotëve të marinës me objekte të paidentifikueme.

Luis Elizondo, ish-drejtuesi i Programit të Identifikimit të Kërcënimeve të Hapsinës së Avancueme, i cili punon në Akademinë “To The Stars”, ka thanë për CNN të Hanën se video e sapo lëshueme siguron dëshmi të matejshme të asaj që ai tha se ka gjasa të jetë nji kopje shumë ma e madhe e materialeve të Pentagonit.

Shperndaje në: