Ky asht zotimi i Haradinajt për zgjidhjen e problemit të energjisë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim nji delegacion të kryesuem nga Klaus Toepfer, ish-ministër gjerman i Ambientit, i cili asht caktue ndërmjetësues nga Qeveria gjermane në zgjidhjen e problemit për çashtjen e energjisë elektrike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Haradinaj falënderoi ish-ministrin gjerman për angazhimin e tij në këtë çashtje, tue premtue për nji bashkëpunim lidhun me këtë.

Ma tutje, Kryeministri Haradinaj ka sigurue se Qeveria që ai drejton ka m’u angazhue për zgjidhjen e problemit të energjisë, tue potencue faktin se ky problem shkakton edhe shumë probleme tjera në jetën e secilit, por edhe pengon zhvillimin ekonomik të vendit.

Kryeministri Haradinaj kërkoi nga pala ndërkombëtare, por edhe nga Qeveria e Serbisë implementimin e marrëveshjes së Brukselit për Energji, e cila paraqet zgjidhje përfundimtare të problemeve të energjisë.

 

Shperndaje në: