Befason Rasic: Këto janë kushtet e Listës Serbe për Demarkacionin (foto)

lista serbe

Kryetari i Partisë Progresive Serbe, Nenad Rasic, ka thanë se deputetët e Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës kanë disa kushte për me votue pro ratifikimit të Demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Rashiq në nji intervistë në RTK, ka thanë se deputetët e Listës Serbe kanë disa kushte për me votue ratifikimin e Demarkacionit.

Simbas tij këto kushte kanë me qenë kushte të tyne financiare dhe personale.

“Ka me pasë kushte por ka me pasë kushte financiare dhe jo aso politike”, ka thanë Rasic.

Ai ma tej ka thanë se me izolimin e Kosovës po humbin edhe qytetarët serb që jetojnë në Kosovë.

Simbas tij, kishte me dashtë që të gjithë qytetarët të paktën me shijue jetën e qetë në vendet europiane.

“Nga liberalizimi do të përfitojnë të gjithë sepse edhe serbët e Kosovës janë të izoluar, sepse ne jemi të izoluar nga Serbia, BE-ja dhe të gjithë. Unë do të doja që qytetarët të jetojnë të paktën vetëm tri ditë në mënyrë që ta shohin dhe ta përjetojnë atë qetësi, ku njerëzit nuk i bien borisë pa arsye dhe nuk bërtasin askush, ndërsa ne nuk e kemi një qetësi të tillë”, ka thanë Rasic.

 

 

Shperndaje në: