Vjen lajmi i shumëpritun për Demarkacionin, qe kur pritet m’u votue!

Ratifikimi i marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi që po e mban Kosovën pezull tash e tri vjet po shkon drejt përfundimit.

Ashtu siç kanë thanë edhe liderët e koalicionit qeverisës, kjo asht java përfundimtare, ku edhe mundet m’u votue marrëveshja.

Kështu deklaroi edhe mbramë Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli tue u shpreh i bindun se janë afër sigurimit të numrave.

Lajmi.net nga burime të afërta në Qeverinë e Kosovës merr vesh se deri tash janë dy ditë të mundshme për ratifikimin e Demarkacionit.

Burimet thonë se tashma asht arritë marrëveshja me Listën Serbe, dhe votimi i Demarkacionit mundet me u ba gjatë ditës së nesërme.

Por, si opcion i hapun po mbetet edhe dita e Premte për me përmbyllë këtë marrëveshje.

Se kjo marrëveshje ka me përfundue këto ditë e tha edhe Zv/kryeministri, Fatmir Limaj.

Ai tha se asht shumë optimist që mbrenda këtyne dy ditëve kanë me u sigurue numrat.

Deri tash kanë dështue tri seance për ratifikimin e Demarakcionit.

Kjo në pamungësi të sigurimit të votave.

Koalicioni qeverisës së bashku me LDK’n kanë 78 vota, dhe për votimin e kësaj marrëveshje u nevojiten edhe dy deputetë me votue.

 

Shperndaje në: