Lajmërohet ma në fund Shpendi, e jep nji lajm të randësishëm për kryeqytetin (foto)

Shpend Ahmeti që ditë ma parë asht largue nga Vetëvendosje, duket se nuk e ka ndërmend me lanë edhe postin e kreut të Prishtinës, ndonëse këtë ja kanë kërkue.

Ai sot ka ba edhe përurimin e fillimit të ndërtimit të sheshit “Adem Jashari”.

Shpend Ahmeti sot asht ba i gjallë, mbasi që nga dita që ka dhanë dorëheqje nga Vetëvendosja e Albin Kurtit, ai nuk asht lajmërue as në Facebook.

Por, sot gjatë ditës Ahmeti ka marr pjesë në përurimin e fillimit të punimeve në sheshin “Adem Jashari” në Prishtinë.

Ai më këtë rast ka dhanë sinjale se nuk e ka ndërmend m’u largue nga kreu i Prishtinës.

 “Sot kanë filluar punimet për rregullimin e sheshit “Adem Jashari”. Kjo hapësirë do të shndërrohet në një shëtitore të përshtatshme dhe do të përfshijë brenda vetes edhe pjesët e gjelbëruara, edhe ulëset për pushim. I gjithë projekti pritet të përfundojë për 90 ditë pune”, ka shkrue Ahmeti në Facebook.


 

Shperndaje në: