Clinton e ‘godet’ fort Trump’in: Amerika s’e ka meritue presidencën e tij

Ish-Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, tha se Shtetet e Bashkueme nuk e kanë “meritue” Presidencën e Donald Trump’it dhe se këto janë “kohë të rrezikshme”.

Clinton, rivale e Trump’it në garën presidenciale me 2016, i bani këto komente në nji konferencë në Mumbai të Indisë.

Ajo tha se Trump ka “afinitet për diktatorët” dhe se ai “vërtet e pëlqen qëndrimin dhe sjelljen e tyne autoritare”, përcjell AP.

Clinton tha se beson se nji letër e ish-drejtorit të FBI’s, James Comey, dërgue Kongresit, në lidhje me përdorimin e e-mailit të saj privat, i ka kushtue me mbështetjen e saj nga votuesit.

Clinton, në Shtator të vitit të kaluem, ka deklarue se nuk ka me garue ma për Presidente, tue thanë se karriera e saj “si politikane aktive ka përfundue”.

 

Shperndaje në: