Keni m’u befasue çka thotë grueja e Tony Blair për librin e Thaçit!

Cherie Blair, grueja e ish Kryeministrit britanik, Tony Blair sot ishte pjesëmarrëse në promovimin e librit biografik librit “New State, Modern Statesman: Hashim Thaçi – A Biography”.

Tue komentue librin, ajo ka thanë se bashkë me burrin e saj Tony Blair kanë nji lidhje shumë emocionale me historinë e Kosovës.

“Kam qenë shumë me fat që mora një ekzemplar të hershëm të librit. Dhe më duhet t’ju them se bëhet fjalë për një rrëfim mahnitës. Por, më e rëndësishmja, është bërë një hulumtim i thukët nga gazetarët shumë të njohur këtu në Britani të Madhe, pra nga gazeta shumë e respektuar ‘The Times’”, ka thanë ajo.

Blair ka theksue se shpeshherë njerëzit janë tue harrue atë çka ka ndodh në Kosovë.

Simbas saj, ngjarjet në Kosovë ndodhën në fillet e karrierës së burrit të saj.

“Më kujtohet kur ai vizitoi refugjatët, të cilët iknin për të shpëtuar nga ajo që ndodhi atje”, ka thanë ajo.

Krahas Cherie Blair, në promovimin e këtij libri kanë marrë pjesë edhe Ministri për zhvillim ndërkombëtar, Lord Michael Bates, ish sekretari i NATO’s, Lord Georg Robertson, historiani, Sir Noel Malcolm shumë deputetë, akademikë, historianë, diplomatë, gazetarë dhe mysafirë të tjerë.

 

Shperndaje në: