Mbas zyrtarizimit të gjuhës shqipe, ky asht reagimi i Gjorgje Ivanov (video)

Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, vlerëson se me miratimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, i asht dhanë goditje demokracisë.

Ivanov vazhdon me kambëngulë në qëndrimin e tij të maparshëm se po damtohet shteti ligjor.

Ai akuzon shumicën parlamentare për keqpërdorim të flamurit europian dhe shkelje të procedurave juridike.

“Jo vetëm që e keqpërdorët flamurin europian në këtë ligj, por i keni shkel edhe të gjitha procedurat dhe afatet juridike, në mënyrën e sjelljes së të njajtit”, deklaroi Ivanov.

Shperndaje në: