Haradinaj e mbrojti Azem Sylën, i përgjigjet ‘ashpër’ KGJK’ja

Ramush Haradinaj

“E myten atë Azem Sylen o burrë, që 5 vjet sillet nëpër gjyqe. Ki edhe njerëz të tu nëpër gjykatë. Ma n’faj asht gjyqësori se sa Azem Syla”, ishte deklarata e Haradinajt, që bani me reague Këshilli Gjyqësor i Kosovë.

Ata konsiderojnë se fjalët e tilla nga zyrtarë shtetnorë, cënojnë seriozisht pamvarësinë e sistemit gjyqësor.

Siç thotë KGJK’ja në nji komunikatë për media, ky institucion asht i shqetësuem me deklaratat e zyrtarëve, për personat që janë në procedurë pranë gjykatave të Kosovës.

“Këshilli Gjyqësor i Kosovës është i shqetësuar me deklaratat e zyrtarëve shtetëror sa i përket rasteve që janë në procedurë pranë Gjykatave të Kosovës. KGJK nuk mund të komentoj rreth rasteve në zhvillim dhe konsideron se deklaratat e tilla cenojnë seriozisht pavarësinë e sistemit gjyqësor. KGJK rithekson se gjykatat në Kosovë i shqyrtojnë rastet në mënyrë të drejtë, të paanshme dhe në përputhje me ligjin në fuqi, dhe assesi nuk do të ndikohen nga deklaratat e tilla”, thuhet në reagimin e KGJK’s.
Shperndaje në: