‘Shpërthen’ Zaev ndaj Ivanov’it e quen edhe ‘burracak’

Për Kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev, Presidenti Gjorge Ivanov asht ‘burracak’.

Reagimi i Kryeministrit erdhi mbasi Ivanov vendosi mos me dekretue ligjin e gjuhës shqipe për së dyti.

Për Zaevin, zyrtarizimi i përdorimit të gjuhës shqipe përmbush marrëveshjen e Ohrit.

“Më vjen keq që presidenti vendosi të shkelë kushtetutën dhe të mos e dekretojë ligjin për së dyti. Për mua kjo është burracakëri. Institucionet nuk duhet ta lejojnë që kjo të ndodhë. Zbatimi i këtij ligji plotëson detyrimin e fundit që rrjedh nga marrëveshja e Ohrit” – u shpreh Zaev.

Kryeministri kërkoi që për ligjin e gjuhëve të merret opinioni i Gjykatës Kushtetuese por edhe Komisionit të Venecias lidhun me përputhshmëninë e tij me standardet europiane, siç propozoi edhe Komisioni Europian.

Ligji i gjuhëve u miratue për herë të dytë të Mërkurën me 64 vota, në nji seancë që u bojkotue nga partia opozitare VMRO-DPMNE.

Ish-kryeministri Nikola Gruevski u përplas fizikisht me Kryeparlamentarin shqiptar Talat Xhaferi, me qëllim për me pengue atë m’u zhvillue seancën për me miratue ligjin.

 

Shperndaje në: