Me Audi R8 then rekordin e shpejtësisë, por zbulone çka i ndodhi atij në fund (video)

Nji 39 vjeçar u arrestue nga policia spanjolle mbasi po drejtonte kerrin me nji shpejtësi mbi 186 km në orë, tue thy rekordin e shpejtësisë në Spanjë.

Pamjet tronditëse janë filmue nga vetë drejtuesi i mjetit që po zhvillonte nji garë të paligjshme me nji tjetër kerr, drejtuesi i së cilës asht shpall në kërkim.

39 vjeçari drejtonte nji kerr tip Audi R8.

Ai pritet m’u përballë me gjykatën e cila mundet me i pezullue lejen e drejtimit për 6 vjet dhe me i dhanë nji dënim me dy vjet burg.

39 vjeçari u ndale në autostradën M50 pranë Boadilla del Monte, në Madrid.

Mbi të randon akuza e krimit të sigurisë rrugore.

 

Shperndaje në: