A i besoni fatit, shihni këto simbole interesante të shteteve dhe kuptimin e tyne! (foto)

Çdo kulturë dhe vend ka simbole dhe praktika ku ata besojnë se sjellin fat.

Kulturat çdo ditë ndryshojnë dhe evoluojnë dhe këto bukuri fati mbartin nji histori të rrënjosun thellë lidhun me origjinën nga kanë ardhë.

Historikisht, shumë prej këtyne simboleve u përdorën nga njerëzit për me largue syrin e keq, të tjera për me rritë gjasat e lindshmënisë ose për me sjellë pasuni.

Dritare.net sjell disa nga simbolet në botë që janë mjaft bindëse dhe mbizotnuese gjatë gjithë historisë.

 

 

Lendet (Anglia)

 

 

 

Mbajtja e një lendeje në xhep simbolizon mbrojtjen nga sëmundjet, lehtëson dhimbjet dhe ndihmon njerëzit të shërohen.

Briri Italian (Itali)

Italianët e mbajnë një bri të tillë për të larguar djallin dhe për të mbrojtur lidhjet sentimentale.

Kali “Della” (Suedi)

Kali “Della” i ngjyrosur është gdhendur qindra vite më parë dhe nëse shafqet në shtëpi sjell forcë dhe dinjitet.

Kapësi i ëndrrave ( SHBA)

Ky simbol largon ëndrrat e këqija dhe makthet duke bërë që vetëm ëndrra të bukura të shfaqen gjatë natës.

Elefanti (Tailanda dhe India)

Elefanti për Tailandën dhe Indinë simbolizon fuqi, stabilitet dhe urtësi. Ata i vendosin elefantët para dyqanit për të sjellë fat.

Tërfili katër fletë (Irlanda)

Tërfili katër fletë është një simbol ku secila fletë ka një kuptim, besim, shpresë, fat dhe dashuri. Nëse ndonjë person gjen një tërfil atëherë është dita e tyre me fat.

Dora “Hamsa” ( Izraeli dhe Lindja e Mesme)

Dora “Hamsa” është një shenjë fati për të dy besimet edhe për katolikët edhe myslimanët. Ajo simbolizon sjelljen e fatit dhe largimin nga syri i djallit.

Zhaba “Jin Chan” (Kina)

Kjo zhabë mendohet se të sjell pasuri dhe mban larg lajmet e këqija.

Macja “Maneki Neko” (Japoni)

Kjo mace mendohet që sjell para dhe prosperitet. Shpeshherë ajo përdoret si një “mace e kursimit të parave” siç është derrkuci ku ruajmë dhe kursejmë lekë.

Mrekullitë (Meksika)

Këto simbole vijnë në forma të ndryshme dhe përdoren për t’i kërkuar shenjtorëve për hire dhe favore.

Syri “Nazari” (Turqi)

Xhevahiri i syrit blu të mbron nga syri i djallit, mallkimet dhe magjitë e zeza.

Kukullat  “Nenette dhe Rintintin” (Francë)

Kukullat  “Nenette dhe  Rintintin” janë krijuar gjatë Luftës së Parë Botërore, ata mendohet se mbronin robërit të cilët ishin marrë peng gjatë luftës.

Derrkuci (Gjermani)

Veç përdorimit si arkë kursimesh, derrkuci vendoset edhe në kartat e Vitit të Ri si shenjë fatsjellëse.

Vezët e Pashkëve (Ukrainë)

Vezët e bukura të Pashkëve mendohet të sjellin fat, dashuri dhe të mira në familje.

Bubuzheli (Egjipt)

Bubuzheli është i lidhur me jetën e brendshme të individit dhe kreativitetin e tij.

Kukullat e shqetësuara ( Guatemalë)

Është perfektë për ata që vuajnë nga ankthet për t’i mbajtur pranë gjatë natës. Këto kukulla marrin makthet në vendin tuaj dhe ju mbrojnë.

Patkoi i Kalit ( Shqipëri)

Patkoi i kalit në Shqipëri përdoret për të mbajtur syrin e keq larg dhe zakonisht vendoset në shtëpitë e reja ose kur hap një biznes të ri.

 

Shperndaje në: