Këto grafite me simbole serbe janë në nji stacion të autobusit në Fushë Kosovë (foto)

Disa grafitë me simbole serbe janë shkrue në nji stacion të autobusit në fshatin Kuzmin të Fushë Kosovës.

Në rrjetin social, Facebook janë publikue dy fotografi në të cilat shihet se në stacion asht shkrue “SRB”, si dhe kryqi me katër “C” që gjendet në flamurin serb.

Gjithashtu, të Diellën, Qendra e Mjekësisë Familjare dhe Shkolla fillore e mesme e ultë ” Aziz Sylejmani” në lagjen “Kodra e Minatorëve” në Mitrovicën Veriore, janë sulmue nga persona të panjoftun deri tash.

Kjo shkollë dhe kjo ambulantë janë institucionet e vetme shqipe në Mitrovicën Veriore, e sibas banorëve për këtë fakt edhe janë sulmue.

 

Shperndaje në: