Shihni këto pamje, qysh u vjedhen votat që siguruen fitoren e Putinit (video)

Si mundet me fitue zgjedhjet, Vladimir Putin?

Mbase me stilin e tij: mundës, murgesha dhe vëzhgues ‘të pamvarun’ janë kap në kamera tue “rregullue” votat në zgjedhjet e djeshme presidenciale në Rusi.

Pamje shokuese tregojnë manipulim të hapun të votimit ndërkohë që sondazhet e para  tregojnë se Vladimir Putin asht drejtue drejt nji fitore dërrmuese në zgjedhjet presidenciale në Rusi.

Në rrethinat e Moskës të Lyubertsy, nji kuti e votave të mbushuna u vendos në kutinë e votimit nga nji zyrtar zgjedhor.

Menjiherë mbas kësaj, nji tjetër zyrtar vendosi ma shumë fletë votimi në kutinë – të gjitha të kapuna nga kamerat CCTV.

Zyrtarët duhet me garantue integritetin e zgjedhjeve, por janë par mashtrime.

Në nji video tjetër nga Dagestani, nji burrë shihet tue mbush kutinë e votimit, shkruen Daily Mail.

 

Shperndaje në: