Merkel e uron Putin’in, kjo asht thirrja befasuese e saj

Kancelarja gjermane, Angela Merkel përshëndeti sot Presidentin rus, Vladimir Putin për rizgjedhjen e tij dhe i kërkoi vazhdimin e dialogut për gjetjen e zgjidhjeve për sfidat dypalëshe dhe ndërkombëtare.

“Tash asht ma e randësishme se kurrë me vazhdue dialogun dhe me inkurajue marrëdhaniet mes shteteve dhe popujve tanë”, deklaroi Kancelarja në nji komunikatë të publikueme nga zyra e saj.

“Në bazë të kësaj, ne duhet të përpiqemi të diskutojmë për sfidat e rëndësishme dypalëshe ashtu dhe ndërkombëtare në mënyrë konstruktive dhe të gjejmë zgjidhje të pranueshme”, theksoi Merkel. “Ju përshëndes për rizgjedhjen dhe ju uroj suksese në punën tuaj”, shtoi ajo në adresë të Presidentit rus, Putin.

Shperndaje në: