A ka dorë Vucic në refuzimin e Ramiz Kelmendit për me votue Demarkacionin?

Ramiz Kelmendi

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic ka arritë me ndalue deputetin Ramiz Kelmendi për me votue pro Demarkacionit me Malin e Zi, me i hapë rrugë liberalizmit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Burime të Indeksonline bajnë të ditun se Presidenti serb Vucic ka arritë me kushtëzue deputetin Ramiz Kelmendi nëpërmjet koorporatave biznisore serbe tek të cilat Ramiz Kelmendi furnizohet me mallna të cilat i importon për kompanitë e tij në Kosovë “Elkos Group”.

Burimet bajnë të ditun se biznismenët serbë e kanë njoftue të Hanën Ramiz Kelmendin se nëse ai voton pro Demarkacionit, ata kanë me ndërpre bashkëpunimin me të dhe nuk kanë me i dhanë ma mallna për tregun kosovar.

I ndodhun përballë këtyne kërcënimeve të Vucic’it nëpërmjet bizniseve serbe, deputeti kosovar Ramiz Kelmendi ka vendos me dalë kundër Demarkacionit për me ruejt bizniset e tij, të cilat shumicën e artikujve i importon nga Serbia.

 

 

 

Shperndaje në: