Prokurori i Speciales: Po analizojmë prova, fotografi dhe video

David Schwendiman, prokurori i Gjykatës Speciale për krimet e luftës në Kosovë, ka mbajt nji fjalim të gjatë mbi përvojat dhe sfidat e Zyrës së Prokurorit të Specializuem.

Ai në fjalimin lamtumirës, të mbajtun në sallën e Universitetit të Leidenit, asht tregue ma i kujdesshëm, tue thanë se nuk janë tue e luftue UÇK’n, por individët.

Ai ka tregue gjithashtu se tashma Zyra e Prokurorit të Specializuem asht tue analizue dhe vlerësuar rreth 700.000 faqe dokumentacion, që përfshin rreth 70.000 shkresa, si dhe rreth 6.000 materiale të tjera të ngjashme, ndër të tjera videofilmime, fotografi, transkripte dhe sende të tjera të mbledhuna.

“Një ndër përgjegjësitë kryesore është detyrimi i hetimit të arsyeshëm të vdekjes dhe zhdukjes mes viktimave të krimeve brenda mandatit të Prokurorit të Specializuar, dhe i gjetjes, zhvarrosjes dhe identifikimit të atyre që ende konsiderohen të zhdukur, në mënyrë që t’u rikthehet identiteti dhe t’u dorëzohen të afërmve të tyre”.

Shperndaje në: