AP: 32 të lënduem gjatë akcionit në veri (video)

Mjeku Milan Ivanovic ka thanë mbramë se 32 persona janë lëndue në Mitrovicën Veriore, pesë prej të cilëve morën lëndime serioze, në përleshjet me policinë, gjatë arrestimit të drejtorit të ashquejtunës Zyre serbe për Kosvën në Qeverinë e Serbisë, Marko Djuric.

Ivanovic ka deklarue se të lënduemit janë dërgue në spital lokal në veri të Mitrovicës  dhe pastaj u liruen për trajtim në shtëpi, raporton AP.

Gjatë mbasdites së djeshme asht arrestue zyrtari serb mbasi nuk respektoi vendimin e autoriteteve kosovare për mos me hy në Kosovë.

 

Shperndaje në: