Shtëpia e Bardhë ban bilancin: 137 rusë të dëbuem nga 23 vende (foto)

Shtëpia e Bardhë, me anë të nji fotoje në Instagram, tregoi bilancin e rusëve të dëbuem nga partnerët e saj, ku përfshihet edhe Shqipnia, që dëboi dy diplomatë rusë ditën e Hane.

“Presidenti Donald Trump urdhëroi dëbimin e dhjetëra punonjësve të inteligjencës ruse nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe mbylljen e Konsullatës Ruse në Siatëll. Me këto masa, SHBA dhe aleatët tanë i kanë bërë të qartë Rusisë se veprimet e saj kanë pasoja”, lexohet në përshkrimin e fotos së postueme në Instagram.

Shqipnia dëboi Vladislav Filipovin, atasheh ushatarak, si dhe Alexey Nikolaevich Balashovin, sekretar i parë i Ambasadës.

Vendimin e bani të ditun Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, e cila thirri ambasadorin e Federatës Ruse në Republikën e Shqipnisë, Aleksandër Karpushin.

“Ambasadorit rus iu komunikua nota verbale për shpalljen si persona të padëshirueshëm të dy diplomatëve rusë, veprimtaria e të cilëve nuk përputhet me statusin e tyre diplomatik”, njoftoi dikasteri i kryesuem nga Ditmir Bushati.

Ky veprim i Shqipnisë asht i njajtë me atë të nji sërë vendesh të Aleancës së Atlantikut Verior, tue nis nga Shtetet e Bashkueme të Amerikës.

Presidenti amerikan Donald Trump urdhnoi dëbimin e 60 diplomatëve rusë, ndërsa Gjermania, Franca, Ukraina, Kanada dhe vende të tjera europiane kanë dëbue po ashtu përfaqësuesit e Moskës.

 

Shperndaje në: