Taksa për Rrugën e Kombit, Lekaj e ka nji porosi për Shqipninë

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka reague ndaj vendimit të institucioneve të Shqipnisë për taksën në Rrugën e Kombit.

Simbas vendimit të institucioneve të Shqipnisë, nga 15 Prilli kushdo që kalon Rrugën e Kombit asht i obliguem me pague 5 euro nji drejtim me kerr, ndërsa 10 euro për automjete të randa.

Ministri Lekaj në nji intervistë për gazetën Epoka e re ka thanë se institucionet e Kosovës nuk kanë pas asnji njoftim në lidhje me këtë vendim.

Lekaj ka ba me dije se mbas këtij vendimi ka kërkue nji takim me Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë së Shqipnisë, Damian Gjiknuri.

Ministri Lekaj ka theksue se kjo taksë asht e papërballueshme.

 

 

Shperndaje në: