Ky deputet befason me deklaratën: Kufini i ri në Ibër (foto)

Deputeti i Alternativës, Ilir Deda, ka thanë që Lista Serbe po ndërmerr hapa të njianshëm për me krijue realitete të reja në Kosovë, e që si qëllim final kanë ‘kufinin e ri në Ibër’.

Në nji shkrim në Facebook, Deda ka thanë që politikanët liderë të vendit janë të papërgaditun për lojna të tilla.

 

Postimi i Dedes

 

Në finalen e dialogut për “normalizim” Kosovë-Serbi, tash me daljen e Listës Serbe nga Qeveria e Kosovës dhe vendimin që në mënyrë të njëanshme ta krijojnë Bashkësinë e komunave serbe, vazhdon përplasja me ndërmarrje të hapave të njëanshëm. Dihet qëllimi përfundimtar – kufiri i ri në Ibër.

 Kjo taktikë dhe strategji në politikbërje dhe krijim të “realiteteve të reja” e gjen lidershipin tonë shtetëror të papregaditur, e Kosovën pa asnjë lloj konsensusi – sepse një pjesë e lidershipit është për ndarje, pjesa tjetër është kundër.

Dhe derisa Serbia hyn në konsolidim të pozicionit të vet strategjik negociator me krijim të “realiteteve të reja”, neve në Prishtinë na pret një vazhdim i lojës politike e taktike, natyrisht gjithnjë taktike. House of Cards, verzioni i Kosovës, vazhdon.

 

Shperndaje në: