Befason edhe NATO, merr nji vendim për 10 rusë në Aleancë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO’s, Jens Stoltenberg, ka reague me nji deklaratë lidhun me dëbimin e diplomatëve rusë nga nji sërë vendesh anëtare të Aleancës dhe BE’s.

“Kjo është një përgjigje e gjerë, e fuqishme dhe e koordinuar ndërkombëtare dhe, si pjesë e kësaj përgjigjeje, edhe NATO do të unifikojë ndërmarrjen e hapave të mëtejshëm. Sot më duhet të njoftoj tërheqjen e akreditimit për 7 pjesëtarë të stafit të Misionit të Rusisë në NATO. Përveç tyre, kam refuzuar kërkesat për akreditim të 3 pjesëtarëve të tjerë.

Këshilli i Atlantikut të Veriut ka reduktuar në maksimum përbërjen e Misionit rus në 10 persona, në përputhje me vendimin e marrë nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s. “Kjo e çon numrin maksimal të këtij stafi në 20 persona”, tha Stoltenberg.

Ai u shpreh se ky veprim i jep nji mesazh të qartë Rusisë se duhet m’u përballë me kostot dhe pasojat e sjelljes së papranueshme dhe të rrezikshme të saj.

Kjo vjen edhe si rrjedhojë e mungesës së përgjigjeve konstruktive mbi atë çka ndodhi në Salisbury, theksoi Stoltenberg.

 

Shperndaje në: