Zaev paralajmëron diçka për dekretin e gjuhëve i cili ka me ‘dridhë’ Ivanov’in

Shumica parlamentare ka me ba iniciativë në Gjykatën Kushtetuese në lidhje me vendimin e Presidentit Gjorgje Ivanov, i cili vazhdon me refuzue me nënshkrue dekretin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve.

Këtë e paralajmëroi Kryeministri maqedon Zoran Zaev në nji konferencë për media.

Ai tutet se Ivanovi mundet me bllokue në këtë mënyre edhe ligjet e tjera reformuese.

Por simbas Zaevit, Kushtetua obligon Presidentin me nënshkrue dekretin e ligjit të gjuhëve i cili asht rivotue në Kuvend me shumicë votash, mbas kthimit të parë nga ana e Presidentit, transmeton Alsat –M.

“Gjykata Kushtetuese të na tregojë se çfarë mundë të bëhet në një rast të tillë, për arsye se siç thash, se mund të ndodhë që Presidenti të vendosë që të mos i nënshkruaj 30 ligjet e ardhshme dhe të njëjtat duhet që përsëri të votohen.

E pas rivotimit, Kushtetuta është e qartë. Presidenti është i detyruar që ta nënshkruaj dekretin.

Ai mund të vendosë edhe që mos ta nënshkruajë dhe në këtë rast ne e bllokojmë demokracinë. Pra një nga mundësitë është edhe iniciativa para Gjykatës Kushtetuese”, tha Zaev.

 

Shperndaje në: