Thaçi pret Haradinajn, flasin për tonet kërcënuese nga Serbia!

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka prit sot në takim Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj.
Në këtë takim asht bisedue për shumë çashtje politike dhe zhvillimet e fundit në veri të vendit.

Presidenti dhe Kryeministri, po ashtu, kanë fol edhe për përshpejtimin e procesit për liberalizmin e vizave.

Ishte konstatim i përbashkët se Kosova ka me i respektue obligimet që ka marrë në procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhanieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

Gjithashtu, në këtë takim asht bisedue edhe për funkcionalizimin e Ekipit Menxhues për themelimin e Asociacionit në nji të ardhme të afërt, gjithmonë simbas parimeve të Brukselit, Kushtetutës së Kosovës dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Tonet kërcënuese nga Serbia nuk do të kenë asnjë efekt në Kosovë. Institucionet e Kosovës vlerësojnë se dialogu dhe jo ultimatumet është rruga për të ecur përpara për ndërtimin e Kosovës evropiane dhe shumetnike”, asht thanë në takim.

 

Shperndaje në: